TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2024, 15:54

Gati bashkëpunimi me klubin arab dhe teknikun e mirënjohur turk, Pavel Nedved i rikthehet botës së futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Gati bashkëpunimi me klubin arab dhe teknikun e mirënjohur turk, Pavel

Pavel Nedved mund të rikthehet sërish në botën e futbollit dhe këtë herë pritet ta rinisë nga Arabia Saudite.

Sipas mediave italiane, ish-lojtari dhe drejtuesi i Juventusit është afër një marrëveshjeje me Al Shabab, ku pritet të mbajë rolin e drejtorit ekzekutiv, në kontakt të ngushtë me trajnerin e ri, i cili do të jetë një tjetër emër i njohur i vjetër i skuadrës, Fatih Terim.

Zëvendëspresident i bardhezinjve që nga 23 tetori 2015, ai ishte ndër arkitektët e një prej cikleve më të suksesshme në historinë e “Zonjës së Vjetër”, ku fitoi 9 tituj kampionë radhazi.

Qendroi në detyrë deri më 28 nëntor 2022 kur, së bashku me të gjithë anëtarët e bordit, dha dorëheqjen nga detyra.

pavel nedved ish-futbollisti i juventusit al shabab

Lini një Përgjigje