TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2024, 21:02

Egnatia plotëson vitin perfekt, mposht Kukësin në finale; sjell edhe Superkupën e Shqipërisë në Rrogozhinë

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia plotëson vitin perfekt, mposht Kukësin në finale; sjell

Egnatia ka fituar Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, pasi mundi 2-0 Kukësin në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Të besuarit e Edlir Tetovës dhanë sinjalet e para në minutën e 16 me Bakajokon. Ekipi Rrogozhinas zhbllokoi llogaritë në minutën e 20. Kuksianët nuk larguan si duhej një top nga zona, me Ujkën që me një goditje tokazi mposhti portierin kundërshtar.

Në minutën e 58, Egnatia iu afrua golit të dytë me Bakajokon, por portieri Dervishaj mbajti në lojë Kukësin. Minutat e fundit ishin emocionuese, me të dyja skuadrat që prodhuan futboll të kënaqshëm.

Për të parë golin e sigurisë u desh të vinte minuta e 85. Bakajoko dyfshoi shifrat, duke i siguruar kështu trofeun skuadrës.

Festë e madhe te Egnatia, që shijon këtë sukses kaq të rëndësishëm, ndërsa te Kukësi duhet të provojnë përsëri vitin e ardhshëm.

egnatia kukësi superkupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje