
Kristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i fitores së Al Nasr kundër Al Shabab në kampionat me dy gola të shënuar dhe një asist.
Gjithsesi në pjesën e parë portugezit iu anulua dhe një gol me VAR, për një faull në zonë, ku në pamje të parë duket se Ronaldo as nuk e prek kundërshtarin.
Pas vendimit të arbitrit për të anuluar golin, 38-vjeçari nuk u përmbajt aspak, duke ngritur tonet.
“Gjithmonë kundër meje”, ishin fjalët e Ronaldos, i cili i referohet sipas tij padrejtësive që i janë bërë atij në futboll.
Pra, sikurse e dëshmon edhe kjo video, është gjithmonë i njëjti Kristiano Ronaldo, i pangopur me gola dhe fitore. Pavarësisht se në moshën 38-vjeçare, pasi ka fituar gjithçka, kërkon maksimumin edhe në Arabinë Saudite me fanelën e Al Nasri.
???????????????????? ????????????????
— Sportitalia (@tvdellosport) August 29, 2023
L’#AlNassr è avanti 3-0 al termine del primo tempo, ma le proteste di #CristianoRonaldo non sono mancate‼️ Il portoghese è una furia contro l’arbitro per un gol annullato❌????????#CR7 #sportitalia pic.twitter.com/TBY4MgVujq
Lini një Përgjigje