Sport12 Mars 2024, 15:21

Goglat rezervojnë spektakël në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, rivalët për titullin në Superiore përplasen para finales

Shkruar nga Pamfleti
Goglat rezervojnë spektakël në gjysmëfinalen e Kupës

Është hedhur mesditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Shorti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp. Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë dy vendet e para në renditje në Superiore.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi-Tirana

Egnatia-Vllaznia

kukësi tirana vllaznia egnatia kupa e shqipërisë