TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2025, 19:51

Gola, tensione dhe përplasje; Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Gola, tensione dhe përplasje; Dinamo mposht Pogradecin në

Pogradeci priti në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" Dinamon, ndeshje e vlefshme në kuadrin e miqësores. Diferenca mes dy ekipeve ishte e dukshme, e cila u diktua edhe në rezultat. Dinamovitët triumfuan me rezultain 1-3.

Goli e parë të ndeshjes e shënoi Zabërgja në minutën e 26. Pikërisht bomberi në fjalë po diskutohet gjatë te kryeqytetasit rreth mundësisë për largim, aty ku nuk mungojnë ofertat.

Reagimi i liqenorëve nuk vonoi, teksa vendosën baraspeshën në minutën e 33 me Rodrigez ku pati edhe tension e përplasje. Për të vulosur fatin e gjithë takimit menduan Mandela dhe Berisha, që shënuan respektivisht në minutat 81 dhe 82.

Pogradeci po vijon përgatitjet në kuadër të sezonit të ri në Kategorinë e Parë. Në anën tjetër Dinamo vijon të shohë gjendjen e lojtarëve, para ndeshjeve të turit të dytë në Ligën e Konferencës.

dinamo pogradeci ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje