TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2023, 16:19

“Grup i vështirë, por jemi kampionë Europe”, Zambrota komenton shortin: Italia dhe Shqipëria do të kualifikohen

Shkruar nga Pamfleti

“Grup i vështirë, por jemi kampionë Europe”, Zambrota

Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajt mbrëmja Gala e më të “Mirëve të vitit 2023”. I futar special në këtë event i organizuar nga FSHF-ja ishte edhe Xhanluka Zambrota.

Ish-kampioni i Botës, futbollisti i Juventusit, Milanit apo Barcelonës dha mendimin e tij për “EURO 2024”, ku Italia është shortuar në grup me Shqipërinë. Zambrota theksoi se do të jetë shumë e vështirë, por nuk duhet të harrojmë se Italia është kampione e Europës.

Shorti i “EURO 2024”? Një grup interesant dhe një sfidë e madhe, Shqipëria ka bërë një rritje të madhe me kualifikimin në kampionatin europian. Spanja, Kroacia apo edhe Italia, të gjithë që janë në këtë grup nuk e kanë aspak të lehtë, do të jetë shumë e vështirë.

Nuk duhet të harrojmë që gjithsesi Italia është kampione e Europës. Ne u kualifikuam ndoshta me vështirësi por ishte një kualifikim i merituar. Italisë i duhet të konfirmojë që është ende kampionia e Europës dhe akoma do të jetë e vështirë.

Një parashikim se kush kualifikohet? Të them që kalon Italia dhe Shqipëria? Më mirë kështu apo jo.

Shqipëria? Do të jetë një ndeshje shumë e bukur ajo që do të hapë ndeshjet tona të grupeve Itali-Shqipëri. Italia dhe Shqipëria prej shumë vitesh kanë krijuar një miqësi të konsoliduar edhe në nivelin futbollistik, pasi ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në Itali dhe janë lojtarë shumë të mirë. Me fjalë të tjera do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, ka përfunduar ish-kampioni i botës.

xhanluka zambrota ish-kampioni i botës me italinë

Lini një Përgjigje