
Arbër Hoxha është kthyer përsëri të shënojë në kampionatin kroat me fanelën e Dinamos së Zagrebit, ku këtë sezon nuk ka luajtur një rol kryesor ashtu siç shpresonte anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare të futbollit.
Në ndeshjen e luajtur sot ndaj Sibenik, Hoxha e nisi takimin nga stoli, për të hyrë në fushë në minutën e 60. Por atij iu deshën më pak se 15 minuta për të lënë shenjë në këtë sfidë, pasi në mintutën e 74, gjeti rrjetën me një goditje me të djathtën, duke dyfishuar shifrat për ekipin e Dinamos.
Vetëm 4 minuta më vonë, ishte asisti i tij që solli golin e shifrave 3-0 të realizuar nga Baturina.
Një fitore e rëndësishme kjo e Dinamos së Zagrebit që pati si protagonist yllin shqiptar. Hoxha u vlerësua me notën 8.9 nga “Flashscore” duke u vlerësuar si më i miri i këtij takimi.
Lini një Përgjigje