
Kristjan Asllani është në udhëkryq. Nga një anë është dëshira e mesfushorit të kombëtares shqiptare për të mos u larguar nga Interi, skuadër me të cilën është edhe tifoz i flaktë. Por nga ana tjetër, është fakti që Simone Inzagi nuk e ka në konsideratë dhe rrezikon të kalojë gjithë sezonin në pankinë.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se për Asllanin ka mbërritur një kërkesë huazimi nga Sasuolo. Por mesfushori shqiptar raportohet se nuk tërhiqet nga ideja për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre dhe e ka refuzuar atë.
Megjithatë, në orët e fundit ka dalë në skenë një hipotezë shumë më interesante, por gjithmonë në huazim, që sheh mesfushorin të shkojë në një klub që e njeh mirë. Empoli është i gatshëm të presë krahëhapur lojtarin të cilin e promovoi në skenën më të rëndësishme dhe ku ai u bë një emër i njohur në futbollin italian. Oferta po shqyrtohet, por mund të bëhet një temë e nxehtë diskutimi në orët e fundit të merkatos në Itali.
Lini një Përgjigje