TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 16:42

Igli Tare, shqiptari me zemrën e madhe; drejtori sportiv i Milanit solli në Tetovë trupin e Shpat Kasapit

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare, shqiptari me zemrën e madhe; drejtori sportiv i Milanit solli

Dita e 26 nëntorit ishte e zezë për artin shqiptar. Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një ataku kardiak, i cili bëri që këngëtari të mbyllte sytë përgjithmonë, me lajmin që mori dhenë.

Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej së bashku me Selvijen për të kuruar të birin, Roelin. U deshën disa ditë që trupi i artistit të mbërrinte në Tetovë dhe më 30 nëntor u mbajt edhe ceremonia mortore, ku familjarë, miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njohën e nderuan në lamtumirën e fundit.

Pas disa ditësh tashmë, janë mësuar disa detaje të tjera. Familja e Shpat Kasapit ka falenderuar publikisht ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Igli Tare. Drejtori aktual i Milanit ka bërë të mundur që trupi i pajetë i Shpat Kasapit të mbërrinte në Tetovë.

Familja ka thënë se ndihma e Igli Tares ka qenë vendimtare në këto ditë të vështira, duke lehtësuar një pjesë të barrës emocionale dhe procedurale që përjetuan pas humbjes së madhe.

Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, ka deklaruar vëllai i Shpatit, Albin Kasapi për “Sportmania”.

 

 

igli tare drejtori sportiv i milanit shpat kasapi

Lini një Përgjigje