TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 19:15

Incident në Bundesligë, lojtari godet me top arbitrin dhe e bën për spital, gjyqtari detyrohet të braktisë ndeshjen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Incident në Bundesligë, lojtari godet me top arbitrin dhe e bën

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Bundesligën gjermane. Topi i goditur nga një futbollist rrëzoi arbitrin në ndeshjen Volfsburg-Këln, i cili më tej nuk arriti që të vazhdonte gjykimin.

Ndeshja e vlefshme për javën e 19 të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 14, pasi u dëmtua arbitri anësor, Torben Siver. Konkretisht, ndihmës-arbitri u godit në kokë nga lojtari mik Finkgrafe, i cili gjuajti fort topin nga fusha. Volfsburgu ishte në sulm dhe Finkgrafe reagoi duke e larguar topin nga zona e rrezikut.

Fatkeqësisht, topi goditi anësorin Siver në kokë, i cili nuk ishte në gjendje të vazhdonte të gjykonte. Ai u zëvendësua nga arbitri i katërt dhe arbitri rezervë zbriti nga tribuna për të marrë rolin e arbitrit të katërt. Siverit iu dha menjëherë ndihma e parë në fushë, pasi situata nuk ishte aspak e mirë dhe takimi u ndërpre. Pas 7 minutash ndeshja rifilloi sërish.

arbitri anësor bundesliga gjermane

Lini një Përgjigje