TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 16:01

Ish-banorja e Big Brother VIP kushërira e futbollistit të njohur shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ish-banorja e Big Brother VIP kushërira e futbollistit të njohur
Ish-banorja e BIG Brother VI Kosova, Benita Zena

Një detaj i panjohur më parë për publikun është zbuluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kampionët e Botës”, të moderuar nga Marina Vjollca në “TV Klan”. E ftuar në studio ishte ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, e cila konfirmoi se është kushërirë me futbollistin e njohur Granit Xhaka.

Gjatë bisedës, ishte moderatorja Marina Vjollca ajo që e bëri publik këtë fakt, duke deklaruar:

Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka.”

Pas kësaj, Benita i dërgoi një përshëndetje kapitenit të përfaqësueses së Zvicrës. E pyetur nga moderatorja për një koment rreth tij, ajo u përgjigj me humor:

Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”

Deklarata e saj përkoi me suksesin e Zvicrës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ku skuadra zvicerane triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Kanadasë. Fitorja u komentua nga Benita si një tjetër dëshmi e shprehjes së saj se “ku është Xhaka, ka fitore”.

benita zena ish-banorja e big brother vip kosova granit xhaka

Lini një Përgjigje