TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 20:57

“Ka veprime prej ‘ylli’ të madh”, ish-futbollisti i Juventusit ngre në piedestal Edon Zhegrovën

Shkruar nga Pamfleti

“Ka veprime prej ‘ylli’ të madh”, ish-futbollisti i

Juventusi po bën një paraqitje të mirë megjithëse i duhet edhe më shumë impenjim pasi renditet në vendin e 7 në Serinë A. Ndërsa nga ana tjetër në qendër të vëmendjes ka qenë edhe mosaktivizimi i lojtarit shqiptar, Edon Zhegrova.

Minutat e tij të pakta në fushë janë vënë re jo vetëm nga fansat e sulmuesit, por edhe nga ish-lojtarë të ekipit “bardhezi” gjitashtu. Sipas ish-futbollistit Emanuele Xhakerini, 26-vjeçari është një talent i jashtëzakonshëm, por ka ende nevojë që gjendjen e tij shëndetësore ta plotësojë në 100% e tij.

 “Ka veprime prej “ylli” të madh dhe talent të jashtëzakonshëm. Çështja që mbetet është forma fizike, duhet ta çojmë në 100%. Dhe kjo arrihet vetëm duke luajtur. Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi vonë në merkato. Me pak minuta më shumë, do të gjejë vazhdimësi”, është shprehur ish-futbollisti Xhakerini.

Rikujtojmë se sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova u bë pjesë e Juventusit në shtator të këtij viti dhe ka një kontratë e cila i skadon më 30 qershor të vitit 2030. 

edon zhegrova sulmuesi shqiptar emanuele xhakerini ish-futbollisti i juventusit

Lini një Përgjigje