TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 20:26

Kombëtarja e Serbisë zhvillon stërvitjen e fundit, largohet nga stadiumi nën masa të forta sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja e Serbisë zhvillon stërvitjen e fundit, largohet nga

Kombëtarja e Serbisë është larguar nga stadiumi ''Air Albania'', ku zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Shqipërinë që luhet ditën e nesërme.

Ekipi serb është shoqëruar me forca të shumta sigurie. Që prej mbërritjes në Tiranë, Kombëtarja e Serbisë është shoqëruar në çdo moment nga forca të shumta policie.

Skuadra serbe e futbollit mbërrini të Tiranë në mesditë dhe në kushte të forta sigurie u shoqërua nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.

Që nga mbërritja në aeroport, gjithë stafi serb ishte i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga policia e shtetit dhe RENEA, për të shmangur çdo problem. Forcat e policisë janë vendosur rreth hotelit ku qëndron ekipi serb, ndërsa siguria është e lartë.

Gjithashtu ekipi i Serbisë ka me vete edhe stafin e vet të sigurisë. Si shumë ekipe në botë, edhe Serbia udhëtoi në Tiranë me kuzhinierin me vete. Më shumë se mosbesim për ushqimin e gatuar në hotelin ku po qëndrojnë, serbët duan të marrin kaloritë dhe dietën e duhur përpara një ndeshje që është deçizive për vendin e dytë në Grupin K, i cili me gjasë do diskutohet mes Shqipërisë dhe Serbisë deri në fundin e këtyre kualifikueseve.

Agjenda e ekipit serb sot:

Mbërritja në Tiranë pas orës 13:30 të së premtes

Akomodimi në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta"

Ora 17:30 konferenca e trajnerit serb, Dragan Stojkovic në "Arenën Kombëtare"

Ora 18:00 ekipi serb stërvitet në "Arenën Kombëtare"

Ora 19:30 ekipi serb kthehet në hotel

Lini një Përgjigje