Sport 6 Prill 2023, 13:18

Kombëtarja shqiptare zbret në renditjen e FIFA-s, Argjentina rikthehet në majë

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja shqiptare zbret në renditjen e FIFA-s, Argjentina rikthehet

FIFA ka përditësuar edhe renditjen e kombëtareve në bazë të paraqitjeve të fundit. Humbja ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria ka zbritur në dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Me 1344 pikë në total, kuqezinjtë e Sylvinho-s pozicionohen në vendin e 68-të, dy më poshtë se muajin e kaluar. Ndërkohë rivalët tanë në Grupin E, Polonia renditet në vendin e 23-të, ndërsa Republika Çeke në vendin e 38-të.

Pamundësia për të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj Polonisë, nuk mundësoi ndonjë tentativë për ngritje në renditjen e FIFA-s.

Nga ana tjetër, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin e 107-të. “Dardanët” barazuan në dy ndeshjet e parë në kualifikueset e Euro 2024, me Izraelin 1-1 dhe me të njëjtin rezultat në shtëpi ndaj Andorra.

Argjentina është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para.

Vendi i parë në renditjen e FIFA-s i takon kampionëve të botës, Argjentinës. Fitoret në dy miqësoret kundër Panamasë dhe Curachao ndihmuan kampionët e botës të dilnin të parët.

Vendi i dytë për Francën, me Brazilin që në katër muaj sheh të zbresë nga froni i futbollit botëror duke u renditur vetëm në vendin e tretë. 

Mes dhjetë kombëtareve më të forta në botë janë: Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

shqiperia fifa argjentina