Sport 2 Mars 2023, 19:22

Krijohet Shoqata Evropiane e Klubeve që do të rishpërndajë të drejtat televizive, UEFA i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Superligës

Shkruar nga Pamfleti

Krijohet Shoqata Evropiane e Klubeve që do të rishpërndajë

 

UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) kanë nisur sot një projekt të ri për të menaxhuar të drejtat televizive dhe shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga garat evropiane. ECA që drejtohet nga Al-Khelaifi do të përfshijë më shumë klube në ndarjen e të drejtave televizive.

Synimi i saj është të largojë Superligën nga e ardhmja. ECA kërkon të shprehë solidaritet në shpërndarjen e të ardhurave edhe për ato klube që nuk marrin pjesë në garat evropiane. Së shpejti do të mbahen disa zgjedhje gjatë vitit, ku fokusi do të jetë te rinovimi i zyrave të FIFA dhe UEFA dhe gjithashtu presidenca e ECA.

Kjo e fundit synon të zgjerohet me sa më shumë klube duke parë edhe rrezikun e krijimit të Superligës si një kompeticion paralel me kompeticionet e UEFA.

uefa shoqata evropiane e klubeve superliga e europës