
Kristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes në futbollin arab: pas penalltisë së shënuar në gjysmëfinalen e Champions Cup kundër Al Shorta, kanë shpërthyer polemikat për shkak të festimit të tij.
Nuk po flasim për të famshmen “Siuuuuu”, por për shenjën e kryqit që në Arabinë Saudite është e ndaluar.
Në fakt, në shtetin arab është e ndalur shprehja publike e fesë së kritshterë dhe në këtë rast portugezi do të rrezikonte edhe arretsimin sepse mund të akuzohet për propagandë të besimit të tij fetar.
Festimi i CR7 ka ardhur pas penalltisë së shënuar kundër Al Shorta-s, që i lejoi Al Nasri të kalonte në finalen e Arab Champions Cup. Në finale, ish-ylli i Junajtid do të përballet me Al Hilalin e Milinkoviç-Saviç, që ka mundur 3-1 Al Shabab në gjysmëfinalen tjetër.
Lini një Përgjigje