TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 15:16

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, FSHF-ja njoftim të rëndësishëm për listën e të grumbulluarve

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, FSHF-ja njoftim të

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator.

Ndeshja miqësore Gjibraltar-Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, FSHF-ja njoftim të

 

kualifikueset e botërorit fshf gjibraltar letoni

Lini një Përgjigje