TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 22:23

Lajm i bujshëm nga Turqia, Rei Manaj drejt transferimit te gjigandët e Beshiktashit

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i bujshëm nga Turqia, Rei Manaj drejt transferimit te gjigandët e

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke, teksa bëhet me dije se Rei Manaj mund të jetë zëvendësuesi ideal i Çiro Imobiles te gjigantët e Beshiktashit.   

Sulmuesi italian pritet t’i japë fund aventurës së tij në Superligën turke në fund të sezonit, teksa drejtuesit duan të përforcojnë  linjën e sulmit me Rei Manaj.  

Bëhet me dije se drejtuesit e Beshiktashit po planifikojnë të ulen në tavolinë me drejtuesit e Sivasporit, për të transferuar Manajn në fund të sezonit.  Nëse arrihet një marrëveshje, sulmuesi shqiptar do ta veshë fanelën bardhezi nga sezoni i ardhshëm. 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare beshiktash

Lini një Përgjigje