TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 22:25

Lamin Jamal nuk grumbullohet për ndeshjen kundër Njukasëllit, fajin e ka kombëtarja e Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Lamin Jamal nuk grumbullohet për ndeshjen kundër Njukasëllit,

Hansi Flik bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Njukasëllit në Champions League. Surpriza patjetër që ka.

Lamin Jamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut.

Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flik ka bërë kritika publike.

Të hënën dhe dje, Jamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.

lamin jamal sulmuesi spanjoll barcelona

Lini një Përgjigje