
Drejtori sportiv i Leçes, Panteleo Korvino foli për largimin e mundshëm të disa lojtarëve, përfshirë këtu edhe mesfushorin Ramadani.
“Kur flas për merkaton dua të jem i qartë se do të dalim në përfundime duke bërë llogaritë edhe për ciklet e kryera. Mendoj se ky vit ka qenë ai i fundit i një cikli për shumë lojtarë.
I referohem lojtarëve, të cilët kanë sjellë rezultate të mira gjatë aventurës me Leçen. Flas për lojtar si Falkone, Bashiroto, Ramadani, Krstoviç dhe Galo. Nëse ata na kërkojnë që të largohen ne nuk do të bëjmë qendresë. Kemi vendosur të pranojmë vullnetin e tyre”, tha Panteleo Korvino.
Lini një Përgjigje