
Përfundojnë ndeshjet e raundit të parë çerekfinal të Ligës së Europës. Ndeshja e luajtur në Francë mes Olimpikut të Lionit dhe Mançester Junajtid u mbyll me fitoren e “Djajve të Kuq” me rezultatin 1-2.
Tiago Almada kaloi Lionin në avantazh në minutën e 25, ndërsa në përfundim të pjesës së parë, më konkretisht në minutën e 45+4, Junajtid barazoi shifrat me Leni Joro. Rezultati mbeti i pandryshuar gjatë gjithë pjesës së dytë, duke bërë që kualifikimi të mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, Junajtid gjeti golin e avantazhit me Zhoshua Zirkze në minutën e 88.
Në minutën e 90+5, Lioni barazoi shifrat me Rajan Çerki dhe lë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.
Totenhemi dhe Ajntrahtit i Frankfurtit e mbyllën ndeshjen në “White Hart Lane” në barazim 1-1. Londinezët e panë veten shumë shpejt në disavantazh, pasi gjermanët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6 të takimit me Hugo Ekitike.
Reagimi i vendasve erdhi pas 20 minutash lojë me golin e realizuar nga Pedro Poro. Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë që kualifikimi të mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.
Renxhërsi i Nedim Bajramit rezistoi përballë Atletik Bilbaos, duke e mbyllur të gjithë 90 minutëshin e takimit të luajtur në Skoci me rrjeta të paprekura. Skocezët u detyruan të luanin pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë, pasi Proper u ndëshkua me kartonin e kuq që në minutën e 13.
Në minutën e 82, baskët e Bilbaos patën shansin e artë për të gejtur golin e avantazhit, por Aleks Berenguer u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në ndeshjet e Ligës së Konferencës, Fiorentina triumfoi në transfertën sllovene përballë Celje me rezultatin 1-2. Luka Ranieri kaloi violet në avantazh në minutën e 27. Në minutën e 62, mandragora dyfishoi shifrat për italianët me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
6 minuta më vonë, Shabet ngushtoi shifrat për sllovenët nga pika e 11-metërshit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë rezultat, Fiorentina hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni.
Në 2 ndeshjet e tjera, Rapidi i Vjenës, fitoi minimalisht përballë Djurgardenit në Suedi, ndërsa Real Betis mposhti pastër 2-0 polakët e Jagiellonia. Spanjollët janë me një këmbë në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje