
Është mbyllur në barazim 1-1supersfida e javës së parë të Premier Ligës. Çelsi dhe Liverpuli kanë ndarë nga 1 pikë në këtë super ndeshje.
Ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh falë një super pasimi të Salah dhe finalizimit nga ana e Diaz, në minutën e 18.
Për Çelsin barazoi rezultatin një debutues, qendërmbrojtësi Disasi. Lojtari shënoi një gol në minutën e 37.
Në këtë ndeshje kishte dhe nga një gol për secilin ekip të anuluar nga VAR. Një pjesë e dytë e luftuar, por nuk u shënua asnjë gol tjetër.
Lini një Përgjigje