Premier Liga

Oligark i afërt me Vladimir Putinin, Premier Liga largon Roman Abramoviç si anëtar i Çelsit - Sport
Sport12 Mars 2022, 16:10

Oligark i afërt me Vladimir Putinin, Premier Liga largon Roman Abramoviç si anëtar i Çelsit

Shkruar nga Pamfleti
Oligark i afërt me Vladimir Putinin, Premier Liga largon Roman

Oligark i afërt me Vladimir Putinin, Premier Liga largon Roman Abramoviç si anëtar i Çelsit

Premier Liga ka vendosur të përjashtojë përfundimisht Roman Abramoviçin si anëtar i Çelsit. Asetet e Çelsit u ngrinë, pasi qeveria britanike vendosi sanksione ndaj pronarit Abramoviç.

Kampionët e Botës dhe të Europës u ngrinë si një pasuri e Abramoviç, i cili ishte një nga shtatë oligarkët rusë që u vu në shënjestër në mes të luftës në Ukrainë.

Bluve të Londrës iu dha një licencë për të vazhduar përmbushjen e ndeshjeve dhe pagesën e stafit, por po mbështeten në rezervat e parave për të funksionuar, me flukse të ndryshme të ardhurash të ndaluara si pjesë e veprimit të qeverisë ndaj Abramoviç për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një deklaratë të Premier Ligës thuhej:

“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria angleze, Bordi i Premier Ligës ka skualifikuar Roman Abramoviç si Drejtor i Klubit të Futbollit, Çelsi.

Vendimi i bordit nuk ndikon në aftësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij siç përcaktohet sipas kushteve të një licence të lëshuar nga qeveria e cila skadon më 31 maj 2022.”, ishte komunikata e Premier Ligës.

Sport Premier Liga presidenti i Çelsit Roman Abramoviç