Sport 3 Qershor 2023, 21:16

Mesfushori kuqezi e mbyll Kupën e Anglisë më mirë se Haland që arriti në finale, 22-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori kuqezi e mbyll Kupën e Anglisë më mirë se Haland

Kupa e Anglisë është mbyllur sot me suksesin 2-1 të Mançester Sitit në finalen përballë Mançester Junajtid, duke i vënë kapakun për këtë edicion turneut më të vjetër futbollistik në botë. Dhe mes emrave më të spikatur në këtë edicion është edhe ai i mesfushorit shqiptar, Armando Dobra.

Me mbylljen e ndeshjeve, rezulton se 22-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë i këtij edicioni në turneun e njohur. Ish-mesfushori i Shpresave, i cili luan me skuadrën e Çesterfilldit, ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës në këtë edicion, duke bërë më mirë se sa lojtarë si Haland, Alvarez apo Bruno Fernandesh, të cilët shkuan deri në finale.

Të vetmit futbollistë që kanë bërë më mirë se lojtari shqiptar, i cili me golat e tij ndihmoi Çesterfilldin e kategorisë së pestë që të arrinte deri në raundin e tretë të turneut, janë Mahrez me 5 gola dhe Mullin me 8.

Mesfushori kuqezi e mbyll Kupën e Anglisë më mirë se Haland

armado dobra futbollisti kuqezi kupa e anglisë