TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2023, 20:31

Interi e mbyll me fitore sezonin para se të mendojë për Sitin, zikaltërit i falen Brozoviç (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Interi e mbyll me fitore sezonin para se të mendojë për Sitin,

Interi e ka mbyllur sezonin e Serisë A me fitore. Zikaltërit triumfuan 0-1 ndaj Torinos, në transfertë. Me këto 3 pikë, ekipi i Inzagit shkon në kuotën e 72 pikëve, në vendin e dytë.

Goli i vetëm i sfidës u realizua Marselo Brozoviç në minutën e 37, falë një goditjeje kirurgjikale me të majtën. Ekipi i Juriç pati shanset e veta në pjesën e dytë, por pa mundur t’i konkretizonte.

Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, me lojtarin shqiptar që nuk u preferua sot. Torino përfundon edicionin në vendin e 9 me 53 pikë.

inter torino seria a

Lini një Përgjigje