TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2023, 20:41

Mesfushori shqiptar realizon supergol nga goditja e dënimit skuadrës së Bundesligës, 25-vjeçari po kalon formë të jashtëzakonshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar realizon supergol nga goditja e dënimit skuadrës

Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Paderbornit. 25-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra që militon në Bundesligën 2, teksa mbrëmjen e sotme, nxori nga repertori i tij një tjetër perlë.

Në minutën e 33, me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, në duelin e Kupës së Gjermanisë ndaj Frajburgut, Muslija shtangu portierin kundërshtar duke e lënë të palëvizur, teksa fiksoi shifrat në 0-2. Shqiptari i Kosovës, më herët, në minutën e 4, asistoi për Bilbijan që shënoi golin e parë. 

Në këtë sfidë, Paderborni arriti të triumfonte me rezultatin 1-3 ndaj Frajburgut që militon në Bundesligë, duke e eliminuar kështu skuadrën e elitës gjermane. Ky ishte goli i tretë radhazi për Muslijan që u zgjodh dhe lojtari i ndeshjes. 

florent muslija mesfushori shqiptar paderborn

Lini një Përgjigje