TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2024, 19:31

Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet para aventurës europiane

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet para

Egnatia i ka dhënë fund sot ndeshjeve miqësore në Slloveni, me një sfidë përgatitore kundër ekipit malazez të Buduçnost. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kishte barazuar me shifrat 2-2 ndaj Ruzhomberok dhe Mariborit në dy ndeshjet e mëparshme, por sot ka pësuar humbjen e  parë të fazës përgatitore.

Përballë skuadrës malazeze, ka qenë i rikthyeri Redi Kasa ai që është bërë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke gjetur golin e avantazhit për ekipin rrogozhinas. Por malazezët kanë barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë dhe më pas në fund të ndeshjes, kanë gjetur edhe golin e fitores 2-1.

Tashmë Egnatia do të kthehet në Shqipëri për t’u përgatitur këtu për ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Borac të Bosnjë Hercegovinës.

Në raundin e parë të Champions League, Egnatia do të luajë kundër Borac Banja Luka në transfertë, sfidë e cila luhet më 10 korrik në orën 21:00, ndërsa sfida e dytë do të luhet një javë më pas në Rrogozhinë.

egnatia buduçnost ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje