TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2026, 22:47

“Mjedis i përçarë”, gazetari i njohur milanist tregon takimin me Igli Taren: Do jetë pengu më i madh i jetës së tij se e donte Milanin

Shkruar nga Pamfleti
“Mjedis i përçarë”, gazetari i njohur milanist
karlo pelegati-igli tare

Karlo Pelegati, një nga gazetarët më të njohur italianë pranë Milanit, ka bërë një reagim domethënës në rrjetet sociale lidhur me largimin e Igli Tares nga drejtimi i klubit kuqezi.

Pelegati, i cili prej dekadash ndjek nga afër zhvillimet te Milani dhe konsiderohet një nga zërat më autoritarë për klubin, publikoi një mesazh ku tregoi për një takim që kishte pasur me Taren përpara largimit të tij nga Milano.

Nga postimi i gazetarit italian kuptohet qartë mbështetja ndaj ish-drejtuesit shqiptar, i cili u shkarkua pak ditë më parë. Sipas Pelegatit, brenda klubit ekziston një atmosferë e përçarë, çka duket se ka ndikuar edhe në zhvillimet e fundit në drejtimin e Milanit.

Reagimi i gazetarit ka ngjallur diskutime mes tifozëve kuqezi, sidomos për mënyrën se si u menaxhua largimi i Tares dhe për situatën aktuale brenda klubit italian.

Postimi i Karlo Pelegatit:

Sot, Igli Tare largohet nga Milano me lot në sy. Këtë mëngjes kalova një orë me të. Një person i bukur, një drejtues i apasionuar dhe i aftë, një profesionist i vërtetë.

Ai u shkarkua nga Milani, me zhgënjimin e tij më të madh, pa qenë në gjendje të punonte siç do të donte, pasi kishte shpenzuar kaq shumë energji për të mbajtur të bashkuar një mjedis të përçarë dhe të ndarë.

I solla librin tim, ku kanë mbetur të bardha faqet e fundit, pa një fitore të nënshkruar nga Milani “i tij”.

Do të jetë pengu më i madh i jetës së tij, sepse Igli e donte Milanin… dhe shumë.

Humba një drejtues, por gjeta një mik.

Përgjithmonë!!!

“Mjedis i përçarë”, gazetari i njohur milanist

karlo pelegati gazetari milanist igli tare

Lini një Përgjigje