
Plas skandali në ndeshjen Rumani-Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rumani.
Në minutën e 20, një ngjarje e paprecedentë ka detyruar arbitrin kryesor që të ndërpresë ndeshjen deri në një vendim të dytë.

Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.
Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i kanë dhënë fund shpejt dyshimeve dhe kanë kthyer skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.
Lini një Përgjigje