TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2023, 07:48

Ndeshja Shqipëri-Çeki, shiten në kohë rekord biletat    

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja Shqipëri-Çeki, shiten në kohë rekord biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi pasditen e djeshme nxjerrjen në shitje të biletave për ndeshjen e rëndësishme që Shqipëria e luan kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

FSHS-ja njoftoi se biletat mund të merreshin vetëm online, ndërsa kërkesat për ta përcjellë këtë ndeshje kanë qenë të shumta.

Biletat janë shitur në kohë rekord, dhe mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare të FSHF biletat janë “sold out”.

Dueli mes Shqipërisë dhe Çekisë, zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit E kualifikues.

Shqipëria i prin këtij grupi dhe deri në fund të ciklit eliminator i ka edhe tri ndeshje.

Megjithatë, më e rëndësishmja vlerësohet me Çekinë, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria.

Kuqezinjtë kanë tubuar 10 pikë pas pesë ndeshjeve, dy më shumë se Çekia. Pas duelit me Çekinë, Shqipëria dy ndeshjet e fundit eliminatore, do t’i luajë në muajin nëntor – me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

 

 

ndeshja shqipëri-Çeki

Lini një Përgjigje