TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2024, 14:32

Ndeshjet në Ligën e Kombeve, Sylvinho merr në kombëtare "Modriçin shqiptar"

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshjet në Ligën e Kombeve, Sylvinho merr në kombëtare
Feta Fetai

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata.

Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. 

feta fetai

Lini një Përgjigje