TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2024, 20:30

Në gjyq me Princ Lekën, Elia Zaharia: Po deformohen shumë gjëra, çfarë më ndalon të bëj dalje publike!

Shkruar nga Pamfleti

Në gjyq me Princ Lekën, Elia Zaharia: Po deformohen shumë

Elia Zaharia ka reaguar për procesin e saj gjyqësor. Zaharia theksoi se seanca për të dhe princ Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor.

Ajo tha se babai i saj nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, “pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar”.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias

Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjekoligjor.

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedure! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.

Ju a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë,” tha Elia Zaharia për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Lini një Përgjigje