Sport23 Qershor 2024, 22:32

Nesër Shqipëria luan “ndeshjen e jetës”, macja e famshme kualifikon kuqezinjtë në 1/16 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nesër Shqipëria luan “ndeshjen e jetës”, macja e

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel Arena” të Dyseldorfit kundër Spanjës ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Europian.

Iberikët me gjashtë pikë tashmë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë, në rrjetet sociale edhe për këtë ndeshje nuk kanë munguar parashikimet me anë të kafshëve. Macja e quajtur Nimbus Pronos parashikon si fituese të kësaj ndeshje Shqipërinë.

Kjo mace është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të sakta për shumë ndeshje të këtij Europiani dhe jo vetëm.

@nimbus_prono ???????? Croatia ???? ???????? Italia ???????? Albania ???? ???????? Spain #croatia #italia #albania #spain #nimbusprono #football #fyp ♬ Originalton - ????Fl10????

shqipëria spanja