Sport23 Qershor 2024, 21:19

Rrugët e Dyseldorfit “skuqen” nga flamujt kuqezi, në anijen gjigande këndohet shqip (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrugët e Dyseldorfit “skuqen” nga flamujt kuqezi, në

Tifozët shqiptarë po pushtojnë edhe qytetin e Dyseldorfit. Rrugë janë skuqur nga flamujt shqiptarë… Kudo në baret dhe kafenetë e qytetit flitet vetëm shqip.

Nesër, në orën 21:00, në stadiumin ‘Merkur Spiel Arena’ do të luhet Shqipëri-Spanjë, ndeshja e tretë e grupit B në ‘EURO 2024”.

Shikoni këtë video, ku një anije gjermane udhëton nën tingujt e muzikës shqitare, për të imagjinuar sado atmosferën e zjarrtë që ka pushtuar Dyseldorfin… Përflitet që mbi 30.000 tifozë do të jenë në stadium për të mbështetur nesër kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare.

tifozët shqiptarë