
“Fichajes” ka zbuluar pesë transferimet më të mira të vitit 2025. Në vend të pestë është zgjedhur Luis Diaz, i cili u transferua nga Liverpuli te Bajerni i Mynihut për 75 milionë euro. Në 22 ndeshje deri tani, kolumbiani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste.
Në vend të katërt është zgjedhur Xhanluixhi Donaruma, i transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të merkatos verore, nga PSG-ja te Mançester Siti për 30 milionë euro. Italiani ka fituar zemrat e të gjithëve te “Qytetarët” duke ofruar siguri në portë.
Në vend të tretë është zgjedhur një tjetër lojtar i Mançester Sitit, Rajan Çerki i transferuar nga Lioni për 40 milionë euro. Francezi jo vetëm që është titullar i rregullt, por në disa ndeshje ka qenë shumë vendimtar për “Qytetarët”. 5 gola dhe 8 asiste deri më tani.
Në vend të dytë është zgjedhur Joan Garsia, portieri spanjoll që la Espanjolin dhe u transferua te rivali i betuar te Barcelona për 25 milionë euro. Garsia fitoi shpejt vendin e titullarit, duke lënë në stol dy emra të njohur si Ter Shtegen dhe Shezni.
Në vend të parë është zgjedhur Kvisha Varatshelia, gjeorgjiani la Napolin për PSG-në për 70 milionë euro. Vendimtar në sukseset e arritura nga francezët në sezonin e fundit. 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompeticionet me PSG-në deri më tani dhe një nga shtyllat kryesore në ekipin e drejtuar nga Luis Enrike.
Lini një Përgjigje