TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 17:54

Ngjarja e dhunshme në Fushë-Krujë, reagon shefi i ekipit të Skënderbeut

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e dhunshme në Fushë-Krujë, reagon shefi i ekipit të

Shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti ka dalë në një konferencë për shtyp ku është ndalur te ngjarja e dhunshme dje në Fushë-Krujë dhe si pasojë ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut u pezullua. Ai thotë se ekipi i tij është përballur me dhunë brenda ambienteve të stadiumit dhe se në këto kushte ishte e pamundur vijimi i takimit.

Nuk jam këtu për të replikuar me klubin Iliria, por për të sensibilizuar opinionin sportiv dhe çdo tifoz të qytetit të Korçës. Ne nuk duam të dëmtojmë asnjë klub, këtë e kemi treguar me fakte dhe jemi përpjekur të tregohemi tolerantë. Ne nuk abuzojmë me askënd”.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ku lojtarë dhe zyrtarë të Ilirisë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistëve të Skënderbeut.

I gjithë stafi ishte aty. Ekipi hyri në dhomat e zhveshjes dhe aty ka pasur një përplasje fizike. Kjo është e vërtetueshme pasi 4–5 lojtarë tanë kishin shenja në trup. Nëse kamerat kanë qenë funksionale, gjithçka verifikohet lehtë”.

Përmeti shtoi se, për shkak të panikut dhe presionit nga familjarët, ndeshja nuk mund të vazhdonte.

Pretendimi i tyre ishte se kishte provokim nga ana e trajnerit, por e vërteta është se lojtarët tanë kishin shenja. Në ato kushte, me tensionin dhe frikën që ishte krijuar, zhvillimi i ndeshjes ishte i pamundur,” përfundoi ai.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se 3 lojtarë të Klubit Iliria janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas dhunës së ushtruar ndaj futbollistit egjiptian të Skënderbeut, Nasr.

ilirjan përmeti shefi i ekipit të skënderbeut dhuna në ndeshjen iliria-skënderbeu

Lini një Përgjigje