
Kampionati Europian po afron, me spektaklin e këtij kompeticioni që pritet të jetë i garanatuar.
Sipas asaj që bëjnë të ditura kompanitë e basteve, Kilian Mbape ka më shumë shanse se të gjithë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i “EURO 2024”. Francezi shihet si favorit, me koeficientin 6.0.
Menjëherë pas tij është anglezi Herri Kejn, me koeficientin 7.0. Më pas, Top-3 mbyllet nga Ronaldo, me koeficient 13.0.
Në vendin e katërt është mesfushori i Anglisë, Xhud Belingam.
Nën drejtimin e Karlo Ançelotit, lojtari i Realit ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në të gjitha garat këtë sezon, gjë që e bën atë golashënuesin dhe kontribuesin më të mirë të “Los Blancos”.
Natyrisht, tifozët madrilenë presin që ai të shkëlqejë në Europian, por te bastet duket se nuk kanë aq shumë besim tek ai.
“EURO 2024” starton në Mynih të premten më 14 qershor dhe përfundon me finalen në Berlin të dielën më 14 korrik.
Në Gjermani prezent do të jenë edhe shqiptarët, me kombëtaren kuqezi që synon që të bëjë paraqitje pozitive në një grup të vështirë.
Lista sipas koefiencentëve:
Kilian Mbape: 6.0
Herri Kejn: 7.0
Kristiano Ronaldo: 13.0
Belingam 15.00
Olivier Zhiru: 21.0
Lini një Përgjigje