Kilian Mbape

20 Prill 2022, 22:0322:03Sport
Nejmar nuk ofron siguri, Kilian Mbape zëvendëson Ronaldon te Reali i Madridit - Sport
Sport 4 Korrik 2018, 13:30

Nejmar nuk ofron siguri, Kilian Mbape zëvendëson Ronaldon te Reali i Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Nejmar nuk ofron siguri, Kilian Mbape zëvendëson Ronaldon te Reali i

Nejmar nuk ofron siguri, Kilian Mbape zëvendëson Ronaldon te Reali i Madridit

Kilian Mbape është supertalenti që kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë. Në objektivat e Realit të Madridit është fillimisht Nejmar, por në kryeqytetin spanjoll besojnë se Mbape mund të jetë goditje më e mirë dhe një projekt i realizueshëm.

Në fakt, largimi i mundshëm i Kristiano Ronaldos nga Real Madridi nënkupton që mund të krijohet një hapësirë që duhet të mbulohet në “Santiago Bernabeu”, dhe sipas burimeve të gazetarit francez, atë hapësirë do ta mbulojë talenti i jashtëzakonshëm francez, Kylian Mbape. Edhe pse synimi kryesor i Los Blancos është ende Nejmari, çmimi i Mbapes është ende në rritje dhe ai ka qenë synim i Real Madridit në të kaluarën.

Informacionin e jep Ripart, gazetari francez që në të kaluarën ka bërë parashikime të sakta në lidhje me lojtarët francezë, si për shembulli rinovimi i Antoine Griezman me Atletico Madridin dhe transferimin e Thomas Lemarit në Atletiko muajin e kaluar. Mbape po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, duke i dhënë Francës avantazhe të dukshme për të qenë favorite kryesore për trofeun. Së bashku me Nejmar janë lojtarët më të kërkuar në tregun e futbollistëve. /Pamfleti Sport

 

 

Sport