
Roma-Juventus, kryendeshja e javës së 31 në Serinë A, mbyllet në barazim 1-1. Një pikë që nuk kënaq asnjë nga të dy ekipet, duke qenë se vetëm fitorja do iu bënte punë në garën e fortë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit shumë të bukur të kapitenit të tyre, Manuel Lokateli. Me një goditje të bukur nga jashtë zonës, mesfushori i Juventusit dërgoi topin në rrjetë.
Roma e nisi mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Juventusit, verdhekuqtë gjetën golin e barazimit me Eldor Shomurodov, sulmuesi uzbekistanas i futur në fillim të pjesës së dytë, gjeti direkt golin. Ai shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat.
Lini një Përgjigje