
Trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, vijon të trazojë ujërat me deklarata kontroverse kundrejt Shqipërisë. Pasi e quajti tradhtar Etnik Brrutin për kalimin nga Kosova U-21 te Shqipëria, i ftuar në “Dueli Sportiv”, Tovërlani ka lëshuar një deklaratë edhe më shqetësuese.
“Ne nuk do të arrijmë asnjëherë të kualifikohemi në Europian apo Botëror, nëse Shqipëria na shkatërron kështu. Duhet të ndalet Shqipëria. Nëse ne nuk ftojmë një lojtar, atëherë ta ftojë Shqipëria.
Ata kanë disa avantazhe në Itali. Lojtarët e Shqipërisë njihen si vendas dhe jo të huaj. Ndërkohë, në Rusi njihet pasaporta e Shqipërisë, e Kosovës jo.
Ne e kemi patur zakon që lojtarët e Kosovës U-21 të inspirohen para ndeshjeve me këngët “Mora Fjalë”, me këngët e Zahir Pajazitit dhe këngët e tjera patriotike. Nuk i kam ndaluar, por tani ka ardhur koha që t’i ndalojmë, sepse këto nuk po vlejnë. Shqipëria po na shfrytëzon maksimalisht”.
Pra trajneri i Kosovës U-21 do të ndalojë përfundimisht këngën “Mora Fjalë” që të mos dëgjohet nga lojtarët e Kosovës, pasi ata po frymëzohen prej saj dhe më vonë po ikin te Shqipëria.
Lini një Përgjigje