
Nuk ka mrekulli për dy ekipet shqiptare. Egnatia dhe Partizani i kanë thënë lamtumirë Ligës së Konferencës që në raundin e dytë.
Pasi fituan ndeshjen e parë 1-0 në Islandë, Egnatia është mposhtur në të dytën me rezultatin e pastër 0-2 nga Vikingur Rejkjavik. Rrogozhinasit ishin të pafuqishëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28. Një gjuajtje e Pordarson u devijua fillimisht nga Malota e pastaj nga Dulis, për t’u ndalur pas krahëve të portierit Dabjani.
Skuadra islandeze gjeti edhe golin e kualifikimit sapo nisi pjesa e dytë e takimit. Në minutën e 48. Alijev preku topin në zonë duke e ktheu në asist për Trandarson, i cili e shtyu në rrjetë.
Në turin e tretë kualifikues të ligës së Konferencës, Vikingur Rejkjavik do të ndeshet me skuadrën estoneze të Flora Talin.
Ashtu si Egnatia edhe Partizani i ka thënë lamtumirë Ligës së Konferencës.
Pasi u mposht 2-0 në Gjeorgji, të kuqtë nuk ia dolën të bënin mrekullinë në ndeshjen e kthimit. “Demat” barazuan pa gola përballë Iberias, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ndeshja e sotme kishte ritëm të lartë, me dy shtylla nga të dyja skuadrat në pjesën e parë. Megjithatë goli nuk erdhi. Edhe me nisjen e pjesës së dytë, situata ishte po e njëjtë. Skuadrat kërkonin shumë, por asnjëra prej tyre nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.
Në këtë mënyrë, Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës, duke i dhënë fund aventurës europiane për këtë sezon futbollistik.
Në turin e tretë kualifikues, Iberia 1999 do të ndeshet me turqit e Istanbul Bashaksehir.
Lini një Përgjigje