Liga e Konferencës

Liga e Konferencës gati për aktin final, 22 “luftëtarët” e Air Albania-s, zgjedhja e Murinjhos për Kumbullën - Sport
Sport25 Maj 2022, 20:00

Liga e Konferencës gati për aktin final, 22 “luftëtarët” e Air Albania-s, zgjedhja e Murinjhos për Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti
Liga e Konferencës gati për aktin final, 22

Liga e Konferencës gati për aktin final, 22 “luftëtarët” e Air Albania-s, zgjedhja e Murinjhos për Kumbullën

Roma dhe Fejnordi do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës. 

Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur më 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe. 

Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nis nga stoli. 

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. Hera e fundit që Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finalen e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë. 

Sfida fillon në orën 21:00. 

Sport