TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2024, 19:21

“Nuk mund të gënjej veten dhe fansat”, Nadal tërhiqet nga turneu i rëndësishëm: Bëra gjithçka munda, por nuk jam gati

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të gënjej veten dhe fansat”, Nadal tërhiqet

Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 në Indiana Wells.

Lajmin e ka dhënë vetë tenisti i mirënjohur zviceran, i cili në rrjetet sociale ka shkruar ndër të tjera se përtej dëshirës së madhe, nuk mund të zbresë në fushë në këtë kompeticion.

E dini të gjithë sa më pëlqen të luaj këtu, ndaj edhe erdha shumë më herët për t’u stërvitur dhe për të qenë gati. Bëra gjithçka munda për të qenë gati, një stërvitje shumë të fortë dhe testet në fundjavë, por nuk jam gati për të luajtur në nivelet e këtij kompeticioni.

Nuk mund të gënjej veten time dhe mijëra tifozë të mitë. Më vjen shumë keq. Do të më mungoni”, shkroi tenisti në rrjetet sociale.

Rafael Nadal do të duhej të përballej me tenistin kanadez me origjinë malazeze, Milos Raoniç, por tërheqja bëri që ky i fundit të sfidojë tashmë indianin, Sumit Nagal.

 

rafael nadal tenisti zviceran

Lini një Përgjigje