TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2023, 17:38

Oferta e parë mund të vijë përtej oqeanit, Rei Manaj drejt skuadrës ku kanë luajtur emrat e mëdhenj të futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Oferta e parë mund të vijë përtej oqeanit, Rei Manaj drejt

Rei Manaj është pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, pasi Uatfordi vendosi t’i ndërpriste kontratën. Prej kohësh sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe duket se oferta e parë për të mund të vijë përtej oqeanit.

Siç bëjnë me dije mediat amerikane, klubi që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është pikërisht Los Anxhelos Galaksi.

Ata theksojnë se trajneri Greg Vanej i ka vënë syrin Manajt, të cilin e shikon atë në planet e tij për ta bërë yllin e ri të skuadrës nga Los Anxhelos.

Kujtojmë që për Galaksi kanë luajtur dhe emra të mëdhenj të futbollit europian si Dejvid Bekham, Stiven Xherrard dhe Zlatan Ibrahimoviç.

rei manaj sulmuesi shqiptar los anxhelos galaksi

Lini një Përgjigje