TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 19:18

Ofertë surprizë për Kristiano Ronaldon, sulmuesi portuget mund të kthehet në Premier Ligë në merkaton e janarit

Shkruar nga Pamfleti

Ofertë surprizë për Kristiano Ronaldon, sulmuesi portuget mund

Kristiano Ronaldos i është ofruar një rrugë kthimi në Premier Ligë dhe në futbollin europian nga Arabia Saudite. Ylli i Al Nasri është informuar se ai mund të bashkohet me Njukasëllin në vitin 2024, sipas “El Nacional”.

R7 u largua nga Mançester Junajtid në nëntor të vitit 2022 kur kontrata e tij u ndërpre pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Erik ten Hag. Sulmuesi veteran iu bashkua gjigantëve saudit në janar të vitit 2023 pas Kupës së Botës në Katar.

38-vjeçari ka kthyer mbrapsht kohën në Arabinë Saudite, me 24 gola në 24 ndeshje. Paraqitjet e tij në kampionatin saudit kanë rënë në sy të pronarëve të klubit, të cilët tani i kanë ofruar një rrugë kthimi në Europë.

Sulmuesit portugez i është ofruar një kalim te skuadra angleze, një skuadër në pronësi të pronarëve të Al-Nasri. Sulmuesi nuk ka qenë ende shumë i hapur ndaj idesë, por ka të ngjarë ta konsiderojë atë në javët e ardhshme.

Bardhezinjtë janë të interesuar të forcojnë skuadrën e tyre me disa super yje të tjerë, pasi shpenzuan shumë për Sandro Tonalin në verë. Fitorja e 4-1 ndaj PSG në Champions League duket se ka rritur ambiciet e klubit.

 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje