
Futbollisti me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami i është bashkuar skuadrës zvicerane, Uinterthur.
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se mesfushori kishte dëshirë për t’u kthyer tek ish-klubi Sion, megjithatë trajneri Didier Tholot nuk i dha mundësi. Gjithashtu bëhet me dije se Kasami kishte disa oferta në verë, megjithatë vendosi t’i bashkohej Uinterthurit, skuadër tek e cila edhe është duke u stërvitur që disa ditë.
Kasami kësisoj rikthehet në Zvicër, aty ku e nisi karrierën, për të kaluar më pas në Serinë A, Premier Ligë dhe Superligën e Greqisë, ku fitoi dy herë titullin dhe njëherë Kupën me Olimpiakosin e Pireut. Uinterthuri është skuadra e katërt zvicerane për shqiptarin, pas Luzernit, Sionit dhe Bazelit të Xherdan Shaqirit.
Lini një Përgjigje