TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2024, 19:55

“Pancerat” nuk dorëzohen kurrë, Gjermania ndëshkon Spanjën në ‘frymën e fundit’ dhe dërgon ndeshjen në shtesë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Pancerat” nuk dorëzohen kurrë, Gjermania ndëshkon

Nuk ka fitues në “MHP Arena” të Shtutgartit. Spanja dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël në 90 minuta, duke e dërguar ndeshjen në minutat shtesë, pasi sfida është mbyllur në barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente zhbllokoi takimin në minutën e 52. Jamal nga e djathta gjeti hapësirën për pasimin tek Olmo, i cili gjuajti dhe mposhti portierin Nojer.


Kur mendohej se Spanja do të kualifikohej në gjysmëfianle, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e fundit. Fantastik Uirtz, mposhti Simon 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.


Në minutën e 8, Pedri pësoi dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy.


Në minutën e 15, Jamal tentoi nga goditja e dënimit, por topi shkoi jashtë edhe pse kaloi murin.


Në minutën e 21, Kimish nga e djathta harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ku Haverc gjuajti me kokë, por shumë në qendër, duke dërguar topin në duart e portierit Simon.


6 minuta më vonë, Spanja fitoi një tjetër goditje dënimi. Uilliams gjuajti, por spanjollët nuk e shfrytëzuan siç duhet.


Në minutën e 33, Kimish futi nje top në zonë,, por Simon priti topin e gjuajtur nga gjermani.


2 minuta më vonë, Haverc pati një tjetër rast për të kaluar Gjermaninë në avantazh, por u ndal sërish nga portieri Simon.

Në minutën e 36, Uilliams dha një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa u ndal nga Nojer në shtyllën e parë.

 

Lini një Përgjigje