TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2024, 18:47

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania dhe Spanja dhurojnë spektakël por pa fitues, Pedri lë fushën me lot në sy (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania dhe Spanja dhurojnë

Përfundon pjesa e parë e finales së parakohshme Spanjë-Gjermani. Ndeshja që po luhet në MHP Arena” të Shtutgartit është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 8, Pedri pësoi dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy.


Në minutën e 15, Jamal tentoi nga goditja e dënimit, por topi shkoi jashtë edhe pse kaloi murin.


Në minutën e 21, Kimish nga e djathta harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ku Haverc gjuajti me kokë, por shumë në qendër, duke dërguar topin në duart e portierit Simon.


6 minuta më vonë, Spanja fitoi një tjetër goditje dënimi. Uilliams gjuajti, por spanjollët nuk e shfrytëzuan siç duhet.


Në minutën e 33, Kimish futi nje top në zonë,, por Simon priti topin e gjuajtur nga gjermani.


2 minuta më vonë, Haverc pati një tjetër rast për të kaluar Gjermaninë në avantazh, por u ndal sërish nga portieri Simon.


Në minutën e 36, Uilliams dha një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa u ndal nga Nojer në shtyllën e parë.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi për të mësuar skuadrën e parë që do të kualifikohet në gjysmëfinale.

 

 

gjermania spanja

Lini një Përgjigje