
Partizani siguroi titullin e 17 në histori. Të kuqtë, pas një periudhe pushimi, do të rikthehen në fushë për përgatitjet në prag të turit të parë kualifikues të UEFA Champions League.
Në kampin e kuq janë me sytë nga shorti, i cili do të hidhet me 20 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në datat 11-12 korrik dhe ato të kthimit më 18-19 korrik.
Duke parë emrat e rivalëve të mundshëm që mund të peshkojë në short skuadra e kuqe, turi i parë kualifikues mund të rezultojë një “ferr” i vërtetë.
Ja cilat janë skuadrat në vazo që mund të shortohen me ekipin shqiptar:
Ferencvarosh
Karabag
Slovan Bratislava
Sherif Tiraspol
Bate Borisov
Astana
Makabi Haifa
Zalgiris Vilnius
Helsinki
Flora Talin
Shamrok Rovers
Nju Seints
Olimpia Ljubjana
Zrinski Mostar