
Duket se historia e Pep Guardiolës është e lidhur ngushtë me familjen Ture, në të mirë dhe në të keqe. Dikur, trajneri kishte një lidhje dashuri-urrejtje me Jaja Ture, ish-mesfushorin e njohur nga Bregu i Fildishtë. Tani, do të ketë si krah të djathtë vëllain e tij, Kolo.
Ky i fundit, një ish-mbrojtës i njohur me shumë eksperiencë në kampionatin anglez, ku veshi edhe fanelën e Liverpulit për shumë vite, ka nisur karrierën e trajnerit dhe gjatë Botërorit të Klubeve u “testua” si një prej asistentëve të rinj të Pep Guardiolës, pasi shumë ishin larguar nga stafi i tij në mbyllje të sezonit të kaluar.
Duket se prova ka kaluar me sukses dhe Kolo Ture është zyrtarizuar si ndihmësi i Guardiolës në këtë sezon te Mançester Siti. Kështu, duket se është nënshkruar përsëri “paqja” me familjen Ture, pas një periudhe me akuza që erdhën nga Jaja Ture dhe njerëzit pranë tij.
Ish-mesfushori që shkëlqeu te Barça e Guardiolës, akuzoi trajnerin se ishte munduar që t’i shkatërronte karrierën kur mori drejtimin e Mançester Sitit duke e larguar nga ekipi pasi ishte racist. Ndërsa menaxheri i tij, Dmitri Seluk, u bëri thirrje të gjithë magjistarëve afrikanë që të bënin “magji të zezë” kundër trajnerit spanjoll.
Lini një Përgjigje